Milan i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin brazilian Cabral

AC Milan planifikon të nënshkruajë së shpejti me një sulmues të ri dhe ylli i Baselit, Arthur Cabral, ka tërhequr vëmendjen pas disa paraqitjeve të shkëlqyera.

Zlatan Ibrahimovic dhe Pietro Pellegri kanë kontrata që skadojnë në fund të sezonit.

Përballë një situate të tillë, Milan ka filluar të gjej zëvendësimet.

Duke marrë parasysh krizën e fundit të lëndimeve, kuqezinjtë mund të parashikojnë ardhjen e një sulmuesi të ri në janar.

Calcioomercato.com raporton se emri i Arthur Cabral është në listën e objektivave të AC Milan, transmeton Klankosova.tv.

Sulmuesi 23-vjeçar brazilian po kalon shumë mirë te Basel. Ai ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 6 asistime në 19 paraqitje këtë sezon duke e bërë atë sulmuesin më produktiv në Evropë deri më tani.

Tashmë Cabral e ka tejkaluar numrin e golave ​​të shënuar në dy vitet e fundit.

Ai e gjeti rrjetën në 18 raste në sezonin 2019/2022 dhe shënoi 20 gola në sezonin 2020/2021.

Këtë vit ai ka shënuar mesatarisht një gol çdo 73 minuta duke tërhequr vëmendjen e skautëve të kuqezinjve me paraqitjet e tij.

Kontrata e Cabral me Baselin skadon në qershor 2023 dhe vlerësimi i tij në treg është aktualisht midis 15 dhe 20 milionë euro.