AC Milan ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Newcastle, por që nuk i ka mjaftuar për ta vazhduar rrugëtimin në Ligën e Kampionëve.

Kuqezinjtë mposhtën me përmbysje 1:2 anglezët falë golave të Pulisic dhe Chukwuezes.

Megjithatë, Milan nuk ka arritur të zërë vendin e dytë dhe mbetet i treti me tetë pikë, aq sa ka edhe PSG në vendin e dytë, por rezultati më i mirë në ndeshje direkte e ka dërguar tutje ekipin francez.

Kualifikimin në këtë grup e siguroi edhe Dortmund si i pari me 11 pikë.

Kurse, në pozitën e fundit ka mbetur Newcastle me vetëm pesë pikë dhe përshëndetet nga garat evropiane për këtë edicion.