Messi sonte në fushë për të thyer një rekord të Ligës së Kampionëve

Lionel Messi ka një arsye më shumë të realizojë gol sonte kundër Borussia Dortmundit.

Lionel Messi sonte ka mundësinë të shënojë një rekord të ri në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Ylli i Barcelonës është në rrugë për të mposhtur rivalin e tij, Cristiano Ronaldo.

Messi i ka shënuar 112 gola në 135 paraqitje në këtë garë prestigjioze të Evropës.

Nëse shënon kundër klubit gjerman, ai do ta barazojë rekordin e legjendës së Real Madridit, Raul, duke shënuar kundër 33 klubeve të ndryshme në Champions.

Sipas statistikave të Opta-s, Messi ka shënuar kundër 32 prej 37 klubeve kundër të cilave ka luajtur në Ligën e Kampionëve dhe Dortmundi është njëra ndër ato klube kundër të cilave argjentinasi nuk ka shënuar gol ende.

Ronaldo, ka shënuar kundër 32 klubeve, mirëpo ai këtë xhiro do të përballet me Atletico Madridin kundër të cilëve tashmë ka shënuar disa gola.

loading…