Messi-Neymar-Mbappe: Formacioni i frikshëm që PSG-ja mund ta ketë sezonin e ardhshëm

Emërimi i Mauricio Pochettinos në postin e trajnerit të Paris Saint-Germain ka nxitur thashetheme për qëllimet e gjigantit të Ligue 1 për ta krijuar një skuadër të frikshme.

PSG-ja e gjeti veten në disavantazh herët në ndeshje, por Moise Kean e shpëtoi nga humbja duke e barazuar rezultatin tre minuta më vonë.

Ramosit i mbaron marrëveshja me Real Madridin në përfundim të këtij sezoni, pra në verë, dhe nuk ka asnjë shenjë se ai do ta vazhdojë qëndrimin në Bernabeu. Bisedimet mes tij dhe klubit madrilen kanë ngecur dhe nuk ka ndonjë ofertë për vazhdimin e marrëveshjes së kapitenit.

Messi ndodhet në një situatë të njëjtë si Ramos, pasi i mbaron kontrata pas gjashtë muajve dhe është i lirë të flasë me klube të tjera nga ky muaj.

Sipas El Chiringuito TV, Ramos i ka thënë presidentit të Real Madridit, Florentino Perez: “Në PSG më kanë thënë se do ta krijojnë një ekip me mua dhe me Messin”.

Ndërkohë, sipas tabloidit britanik The Sun, Pochettino synon t’i sjellë në Paris edhe dyshen e Tottenhamit Dele Alli dhe Hugo Lloris.

Në rast se PSG-ja ia del t’i afrojë lojtarët e lartëpërmendur, formacioni i saj startues do të dukej këshut:  Hugo Lloris, Colin Dagba, Marquinhos, Sergio Ramos, Mitchel Bakker, Marco Verratti, Idrissa Gueye apo Leandro Paredes, Dele Alli apo Angel di Maria, Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe