Messi me fjalim para tifozëve në ‘Camp Nou’: Do të luftojmë për gjithçka

Kapiteni i Barcelonës dhe një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, Lionel Messi, është rikthyer në ‘Camp Nou’, pas disa javëve pushim.

Sot, Barcelona do ta luajë ndeshjen kundër Arsenal, për trofeun Joan Gamper, dhe para fillimit të ndeshjes, Lionel Messi u është drejtuar tifozëve të skuadrës me disa fjalë.

“Është e vështirë të them diçka sot. I përsëris gjërat që kam thënë sezonin e kaluar” ka thënë fillimisht argjentinasit.

“I besoj kësaj skuadre, këtyre lojtarëve, stafit të trajnerëve. Së bashku, ne do të luftojmë për gjithçka. Sezoni i kaluar përfundoi pakëz i hidhur sepse e ‘falëm’. Ne duhet t’i japim vlerë ligës, kemi arritur atë 8 herë nga 11 sezonet e fundit” ka thënë tutje 10shi.

“Është diçka shumë e rëndësishme. Ndoshta nuk i japim shumë rëndësi, por duhet të jetë ndryshe. Ne po shohim përpara për tu përmirësuar. Shpresoj se do të kemi përkrahjen” ishin fjalët e Messi.

Messi do të jetë në stol për ndeshjen kundër Arsenal, ku me siguri do të aktivizohet në 45 minutëshin e dytë.

loading…