Ylli Barcelonës
Messi lojtari i javës për herë të dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
Lionel Messi është shpallur lojtari i javës në Ligën e Kampionëve, pas ndeshjes së tij kundër Tottenhamit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ylli argjentinas shkëlqeu me paraqitjen e tij në Wembley të mërkurën, ku arriti t’i shënoj dy gola, shkruan Gazeta Express.
Në garë për këtë çmim ishin Paulo Dybala, Neymari dhe Edin Dzeko.
Mirëpo Messi ishte më i votuari dhe e mori këtë çmim për herë të dytë në këtë stinor, pasi në javën e parë shënoi hat-trick kundër PSV-së.