Mësohen shifra që do të paguhet për Amir Rrahmanin nga Napoli – poashtu edhe paga e tij dhe kohëzgjatja e kontratës

Amir Rrahmani pritet të jetë blerja më e re e Napolit dhe atë që në këtë afat kalimtar.

Mbrojtësi kosovar pritet të bashkohet me Napolin vetëm gjatë verës.

Mësohet se te Verona do të shkojnë 14 milionë euro për kartonin e tij.

Lojtari do të nënshkruajë një kontratë për pesë vite me një pagë fillestare prej 1.5 milion euro.

Napoli po ashtu janë afër marrëveshjes edhe për mesfushorin maroken Sofyan Amrabat.

Rrahmani këtë vit ka kaluar nga Dinamo Zagreb te Verona ku ka shkëlqyer me klubin e ri.