Mësohen katër skuadrat që e siguruan kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Kanë përfunduar katër takimet e parë të fazës së 1/8 në Kupën e Kosovës në futboll.

Ballkani, Feronikeli, Dukagjini dhe Drenica kanë siguruar kualifikimin tutje.

Ballkani ka siguruar çerekfinalen e Kupës së Kosovës, pasi në takimin e sotëm mposhti Trepçën 89. 3-0 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes në të mirë të skuadrë së Ismet Munishit.

Fitore sot, shënoi edhe Drenica me rezultatin 4-0 ndaj skuadrës së Dardanës.

Kurse, Dukagjini dhe Feronikeli, arritën fitore ndaj skuadrave Vitia dhe A&N.

Feronikeli mposhti skuadrën A&N me rezultat 3-0, ndërsa Dukagjini arriti ta përmbys disavantazhin pas pjesës së parë duke triumfuar në fund 2-1 ndaj Vitisë