Albi Mall Superliga

Mesjavë e nxehtë në futbollin kosovar, FFK cakton gjyqtarët e xhiros së 33-të

Sot në selinë e FFK-së është  hedhur shorti për gjyqtarët e javës së 33-të të  Superligës së  Kosovës në  futboll.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen ditën e enjte më  9 maj.

Vëmendja kryesore do të jetë  në ndeshjen Prishtina – Drita, ku drejtësinë do ta ndaj gjyqtari, Valon Bajgora.

Lideri aktual Ballkani do të luaj si mysafire e Malishevës. Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Alban Shala.

Një ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Gjilanit dhe Llapit. Gjyqtari Egzon Dakaj do ta ndaj drejtësinë në këtë  përballje.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00. /Ballkani.info