Mendonin se kishte vdekur! Mbrojtësi i Schalke 04 shfaqet pas katër vitesh shëndoshë e mirë

Shumë pak e njohin, por historia e Hiannick Kamba-s, tronditi të gjithë Gjermaninë në vitin 2016.

Hiannick Kamba, është ish-mbrojtësi i Schalke 04, për të cilin u raportua se humbi jetën në një aksident me makinë në 2016. Por së fundmi zbulohet se ai është gjallë. Lajmi është bëri i ditur nga e përditshmja gjermane Bild. Sipas raportimit, mendohet se 33-vjeçari Kamba, tashmë jeton në rajonin Ruhr të Gjermanisë, së bashku me familjen e tij.

Besohet se Kamba, falsifikoi vdekjen e tij për të përfituar të ardhura nga kompania e sigurimeve. Aktualisht, autoritetet gjermane, kanë nisur një hetim për gruan e mbrojtësit, e cila akuzohet se ka siguruar dokumente false mbi vdekjen e burrit të saj. Kamba, ka luajtur në ekipet zinxhir të të rinjve të Schalke, duke qenë shok skuadre dhe me gardianin Manuel Neuer. Ndërsa nga 2008 deri në 2015, ai u aktivizua për klube në divizionet e ulëta të Gjermanisë.