Mehaj: Përvoja jonë historike dhe e popullit izraelit bashkohen në një pikë

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka përkujtuar Holokaustin në kujtim të hebrenjve të vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai thotë se përvoja jonë historike dhe e popullit izraelit bashkohen në një pikë: Mbijetesa përmbi përpjekjet e armiqve tanë për të na shfarosur.

Postimi i plotë:

Dy popuj një përvojë historike!

Në kujtim dhe nderim për të gjitha e Viktimave të Holokaustit.

Përvoja jonë historike dhe e popullit izraelit bashkohen në një pikë: Mbijetesa përmbi përpjekjet e armiqve tanë për të na shfarosur.

Përballja jonë shekullore me shfarosjen ngadhnjeu me dhimbje shumë të mëdha dhe me fitoren e miqësisë e solidaritetit historik mes dy popujve tanë.

Ne kujtojmë dhe kurr nuk harrojmë!

#WeRemember