Mediumi çek: Bill Clinton ka statujë në Prishtinë, edhe Challandes mund ta fitojë një sot

Mediat çeke i kanë kushtuar një artikull selektorit të Kosovës, Bernard Challandes.

Portali çek “Sport.cz” ka shkruar sot se selektori i Kosovës, Bernard Challandes mund të fitojë një statujë në Prishtinë nëse skuadra e tij siguron kualifikimin për në Euro 2020.

Kosova është mysafire e Çeklisë sonte në “Doosan Arena” në Pilsen nga ora 20:45 në ballafaqimin e parafundit në kuadër të Grupit A kualifikues për Evropian.

“Ish presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, tashmë e ka një statujë në Prishtinë. Shqiptarët e Kosovës e kanë shprehur në këtë mënyrë mirënjohjen e tyre për mbështetjen e Clintonit në pavarësimin e tyre”, shkruan sport.cz.

“Bernard Challandes, një trajner zviceran në shërbim të ekipit kombëtar të Kosovës, mund ta përjetojë ndjenjën e të pasurit një statujë në kryeqytetin kosovar. Megjithatë, ai e ka një kusht para vetes – duhet ta mposhtë sonte Çekinë dhe ta marrë rezultatin e nevojshëm kundër Anglisë për ta arritur EURO 2020 me skuadrën e tij”.

loading…