Aktori

“Me majdanoz nëpër mure”- Jul Deda pranon të luajë një film erotik me Egla Cenon

Ka pak ditë që ka përfunduar edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania.

Pas kësaj, Julian Deda është shfaqur në disa intervista ku ka folur për eksperiencën e tij në BBVA.

I ftuar në Top Albania Radio, aktori flet për një film të mundshëm me Egla Cenon.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ideja është që duhet t’ia shpjegoni edhe pak Eglës këtë, sepse unë duhet ta mendoj njëherë me të thënë të drejtën. Të luaj me Eglën tani në këto momente me këtë lloj sinopsi që po më shpjegon ti dhe aq më tepër që ju nuk keni mbyllur as skenat e fundit, që me sa po kuptoj nga sinopsi janë fiks skenat e orgazmës. Ky është fundi i filmit me çfarë po kuptoj”, u shpreh ai.

Tutje, ish-konkurrenti theksoi: “Shumë ide interesante kjo. Tani me këto resurse fizike që kam unë nuk e di sa do t’i lag njerëzit. Nuk më ka propozuar ndonjëherë ndonjë njeri të luaj një film me skena eksplicite që të dalin njerëzit e lagur nga kinemaja. Është hera e parë në jetën time që më ndodh kjo”.

“Më këputët shpirtin me këtë skenën erotike me Eglën. Nuk di domethënë. Edhe isha duke e imagjinuar skenën eksplicite me Eglën. Aty më erdhi për të qeshur se po imagjinoja një skenë me majdanoz nëpër mure. Era majdanoz gjithandej. I shqepur, i qepur siç i ka Egla thashë mos i keni futur në skenar edhe këto, edhe u krye muhabeti kaq ishte. Edhe do dalin njerëzit jo të lagur, por të çmendur nga kinemaja”, tha Juli në vazhdim drejtuar moderatorëve të programit.

Juli u shpall finalisti i dytë i këtij edicioni, gjersa në vend të tretë ishte Romeo Veshaj./Telegrafi/