Milot Rashica kishte një hyrje spektakolare në festën e Galatsarayt për titull.

Reprezentuesi i Kosovës u fut në stadium në një mënyrë që asnjë lojtar deri më tani se ka bërë.

Rashica u fut në stadium me këngën e Shkurte Fejzës dhe këngën që është kënduar brez pas brezi “Oj Kosovë oj nana ime”.

Ai kishte me vete edhe dy djemtë e tij, ndërsa iu bashkua bashkëlojtarëve për festën.

Galatasaray mori në duar trofeun në ndeshjen përballë Fenerbahces, ndërsa Rashica ia doli që në 26 paraqitje të shënonte 4 gola. 

Oj Kosovë oj nana ime! 😍@milotrashica ❤️👏 pic.twitter.com/rIzjWfCE8X

— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty_EN) June 4, 2023