Me Arijanetin startues, Man City kalon në fazën tjetër të “EFL Cup”

Manchester City ka shënuar fitore në ndeshjen e zhvilluar ndaj Fulham.

“Citizens” fituan me rezultatin 2:0, për të kaluar në fazën tjetër të EFL Cup.

Në këtë ndeshje që nga minuta e parë u paraqit portieri i Kosovës, Arijanet Muric.

Golin e parë të takimit e realizoi Brahim Diaz, në minutën e 18’ të takimit, pas topit të pranuar nga Kompany.

Në minutën e 65’ ishte përsëri talenti premtues, Diaz, i cili realizoi golin e dytë, për rezultatin përfundimtar të takimit.

Vlen të cekët se City ka arritur të shënojë gol në këtë fazë të EFL Cup për herë të parë nën urdhrat e Pep Guardiolas.