Fundjavën e kaluar Real Madridi barazoi me Valencian (2-2), ndërsa ndeshjen e drejtoi Jesus Gil Manzano.
Jesus Gil Manzano është etiketuar vitet e fundit si një arbitër mjaft i prirur kundër Real Madridit, por pas asaj që pamë të shtunën vetëm se u konfirmua një gjë e tillë.
Në xhiron e 27-të të La Ligës, Madridi barazoi me Valencia (2-2) edhe pse ishte duke humbur 2-0, madje arriti të shënonte golin e fitores në minutën e dhjetë të kohës shtesë, por Manzano e mbylli ndeshjes një sekondë para së të shënohej goli nga Jude Bellingham.
Është fakt që spanjolli e ka mbyllur ndeshjen para se të shënohej goli, por është çmenduri që shënoi fundin e lojës në mesin e aksionit. Topi nuk u largua nga gjysma e Valencias dhe Reali nuk u tregua pasiv, që janë argumente për përfundimin e lojës kur skadon koha. Vendimi i tij shkaktoi zemërimin e Realit dhe një skandal të madh në futbollin spanjoll. Klubi Mbretëror mbeti pa fitore dhe Jesus Gil Manzano mund të mungonjë për një kohë të gjatë. Komisioni i arbitrave i Federatës Spanjolle të Futbollit e suspendoi për dy ndeshje dhe ai dënim mund të jetë edhe më rigoroz për shkak se ndaj tij ka nisur procedimi disiplinor.







