Mbyllet pjesa e parë, një gol i shënuar në derbin Ballkani – Prishtina

Janë mbyllur 45 minutat e parë ndër ndeshjen kryesore të kësaj javë në Superligën e Kosovës ndërmjet Ballkani dhe Prishtinës e cila po zhvillohet në qytetin e Suharekës.

Është skuadra e Prishtinës ajo e cila është duke udhëhequr me epërsi minimale 1-0 me golin e realizuar në minutën e 34’ të ndeshjes nga Thaçi.

Në rast të fitores, Prishtina do t’i ofrohej në vetëm një pikë Ballkani që momentalisht mban pozitën e dytë me 55 pikë.