Champions League

Mbyllet pjesa e parë në “Iduna Park”, Dortmundi po fiton ndaj PSG-së

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Borussia Dortmund dhe Paris Saint-Germian, e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të UEFA Champions League.

Skuadra gjermane është duke fituar minimalisht 1:0 pas 45 minutave të para.

Golin e ka shënuar sulmuesi Fullkrug në minutën e 36’të pas një asisti të bukur nga bashkëlojtari i tij, Schlotterbeck.

Kujtojmë që kjo është gjysmëfinalja e parë mes dy skuadrave e cila është duke u zhvilluar në stadiumin “Iduna Park”.