Mbyllet pjesa e parë mes Real Madridit dhe Barcelona – shumë raste, ky është rezultati

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Real Madridi dhe Barcelonës në përballjen që po zhvillohet në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

Blaugranasit e dominuan pjesën e parë për nga posedimi i topit dhe për nga gjuajtjet në kuadratin e portës.

Pas vetëm 11-të minutash lojë, Vinicius Junior u bë lojtari i parë që ndëshkohet me kartonë të verdhë për ndërhyrjen ndaj Nelson Semedos.

Tetë minuta më vonë, Jordi Alba e kishte të njëjtin fat si të sulmuesit brazilian, derisa pa kartonë nuk shpëtoi as Dani Carvajal.

Lionel Messi dhe Antoine Griezmann kishin shanset ideale për ta kaluar Barcelonën në epërsi, mirëpo Thibaut Courtois bëri pritej të mrekullueshme.

Pjesa e dytë me shumë gjasë do na sjell së paku një gol, pasi që të dy skuadrat po luajnë me ritëm të lartë.