Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen derbi mes Feronikelit dhe Gjilanit në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, Feronikeli dhe Gjilani janë duke zhvilluar ndeshjen e vlefshme për javën e parë në elitën e futbollit të Kosovës.
Vendasit kanë arritur të krijojnë një epërsi komode ndaj mysafirëve, duke shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsinë prej dy golave.
Të dy golat u shënuan nga futbollisti nga Tirana, Bedri Greca, në minutat 14 dhe 42.







