Mbyllet në paqe derbi italian, prapë nuk ka minuta për Muriqin

Lazio e Atalanta kanë luajtur baras në derbin e javës së  23-të në Serie A, shkruan Demokracia.com.

Ndonëse u zhvillua një lojë e fortë dhe e luftuar shumë, për 90 minuta rrjetat mbetën të paprekura duke bërë që pikët në fund të ndahen.

Edhe në këtë takim nuk pati asnjë minutë për sulmuesin  e Kosovës, Vedat Muriqi i cili tërë takimin e përcolli nga bankina.

Lazio pas 23 ndeshjeve ka 36 pikë dhe është ën pozitën e pesat ndërsa Atalanta me 43 pikë në vendin  e katërt.