Mbyllen pjesët e para: Llapi po i jep “leksione” Dritës, Gjilani e Dukagjini mbajnë rrjetat e paprekura

Kanë përfunduar pjesët e para në dy duelet përmbyllëse të javës së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi është në avantazh 4:1 kundër Dritës në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Demokracia.com.

Epërsia e llapjanëve ka mundur të jetë edhe më e thellë sikur goditja e fuqishme e Alidemës të përfundonte në rrjetë dhe jo në shtyllë në minutën e 20-të.

Në takimin tjetër në Anamoravë, Gjilani dhe Dukagjini kanë shkuar në pushim me barazim 0:0.