Euro 2024

Mbyllen pjesët e para, Gjeorgjia po e befason Portugalinë, nuk ka fitues në ndeshjen Çeki – Turqi

Kanë përfunduar 45 minutat e pjesëve të para në dy ndeshjet që po zhvillohen në mbrëmje në Euro 2024.

Befasia më e madhe po ndodh në sfidën Gjeorgji – Portugali ku gjeorgjianët po udhëheqin me rezultat 1:0 dhe nëse sfida mbyllet kështu, Gjeorgjia siguron kualifikimin bashkë me Portugalinë.

Në ndeshjen tjetër Çekia e Turqia po luajnë baras pa gola dhe nëse mbyllet kështu Turqia ecë tutje si skuadra e vendit të tretë. /Ballkani.info