Mbyllen ndeshjet, Ballkani shpallet kampion i Kosovës, Malisheva befason Dritën

Një javë para përfundimit të kampionatit Ballkani ka arritur ta ruaj titullin e Kampionit duke u shpallur kështu për të dytin vit rresht kampion i Kosovës në futboll.

Befasia më e madhe ka ndodhur në javën e parafundit, kur Malisheva e ndali Dritën duke e mposhtur në Gjilan me rezultat 0:1, derisa Ballkani e mposhti, Ferizaj dhe në këtë menyrë e siguroi titullin e kampionit.

Sa i përket luftës për mbijetesë, Malisheva tashmë e ka siguruar atë, ndërsa Ferizaj e Trepça ’89 do të luiftojnë në javën e fundit për t’i iku rënies direkte. Më herët nga Liga ka rënë Drenica.

Padyshim ky ka qenë një tjetër vit i mirë për Ballkanin ndërsa dështimin më të madh e ka Drita e cila ka mbetur pa asnjë trofe pasi edhe luftën për Kupë e ka humbur herët. Gjithsesi, Drita e ka siguruar Evropën përmes pozitës së dytë në tabelë