Mbyllen dy ndeshjet e zhvilluara sot në Ligën e Parë, këto janë rezultatet

Sot u zhvilluan dy ndeshje interesante në Ligën së Parë të Kosovës në futboll, të vlefshme për xhiron e shtatë.

Në Grupin A, Liria shënoi fitore të pastër ndaj Phoenix me rezultat 2-0. Golat për vendasit i shënuan Fitim Susuri nga penalltia (10’) dhe Astrit Berisha (66’).

Ndeshje tejet interesante u zhvilla edhe në Grupin B, ndërmjet Ulpianës dhe Arbërisë.

Vendasit shënuan fitore me përmbysje të rezultatit, 2-1. Kuqezinjtë krijuan të parët epërsinë përmes Florent Molliqajt (14’).

Ishte Almedin Murati ai i cili barazoi shifrat me një supergol (39’). Golin e fitores për bardhekaltrit e realizoi Liron Tasholli (80’).

Ulpiana vazhdon të mbetet në vendin e parë në tabelë me 16 pikë.