Roma

Mbrëmje makthi për futbollistin e Romës / Hajdutët i thyejnë xhamin e dritares dhe i futen sërish në shtëpi

Mbrëmje ankthi për familjen e mbrojtësit të Romës, Chris Smolling, i cili mbeti viktimë e një vjedhjeje në shtëpinë e tij në Tor Carbone, në zonën e Appia Antica.

Persona të panjohur, pasi kanë thyer xhamin e një dritareje, kanë tentuar të hapin kasafortën dhe më pas janë larguar. Për fat të mirë, vjedhja nuk është finalizuar me sukses, teksa nuk pati as të lënduar. 

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një bande profesionistësh të ardhur nga Europa Lindorë.  Në të kaluarën më saktësisht në vitin 2021, futbollisti ka qenë viktimë e një grabitjeje të armatosur në shtëpi.

Pavarësisht se hajdutët nuk arritën të merrnin kasafortën, ata gjithsesi nuk dolën duarbosh, duke marrë disa sende me vlerë. Futbollisti i Romës, i cili është dhe shok skuadre dhe partner mbrojtje me Marash Kumbullën, u paraqit në polici, duke deklaruar të gjitha sendet që u vodhën nga grabitësit. /Ballkani.info