Fluks udhëtaresh në portin e Durrësit gjatë fundjavës.

Fundjava që lamë pas ka regjistruar fluks në hyrje-daljet e qytetarëve nëpërmjet portit të Durrësit.

Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë kësaj fundjave u futën në territorin shqiptar 9,147 pasagjerë dhe 3, 270 mjete.

Ndërkohë më i ulët është numri i daljeve nga vendi. Autoriteteti portual njofton se janë marrë të gjitha masat për përpunimin pa vonesa dhe krijimin e lehtësirave të nevojshme për udhëtarët.