Mbi 20 mijë shikues sonte në “Air Albania Stadium” për derbin Partiazani-Tirana

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana që do të luhet sot në mbrëmje, do të shënojë edhe një rekord historik.

Kjo lidhet me numrin e lartë të tifozëve që do ta ndjekin nga shkallët e stadiumit.

Historikisht kjo përballje ka mbushur plot stadiumet, por këtë vit për herë të parë takimi do të luhet në stadiumin e ri “Air Albania”, që ka një kapacitet prej rreth 22 mijë vendesh dhe që me shumë gjasa do të jetë i ezauruar tërësisht për sonte në mbrëmje.

Siç njofton klubi i kuq, që është edhe organizator i takimit, deri pasditen e djeshmej anë shitur plot 17 mijë e 500 bileta, një shifër kjo që sigurisht se pritet të rritet dhe numri i shikuesve do të shkojë në mbi 20.000.

Shitja e biletave do të vijojë edhe sot gjatë gjithë ditës, deri në orën 19:00, kur edhe pritet të fillojë takimi, ndërsa parashikimet janë që edhe biletat e mbetura në dispozicion, të gjejnë blerësin e tyre gjatë ditës së sotme.