ylli francez

Mbappe tregoi maskën që do të mbajë në vazhdim të Euros, u stërvit me Francën (Video)

Kylian Mbappe është shfaqur sot në stërvitjen e kombëtares franceze me maskën që do të duhet të mbajë në vazhdim të Kampionatit Evropian dhe fansat kanë spekuluar ditët e fundit se çfarë dizajni do të zgjedhë.

Në ndeshjen kundër Austrisë, Mbappe theu hundën në një duel ajror me një lojtar kundërshtar dhe për këtë arsye u desh të linte lojën, transmeton Ballkani.info.

Pas ndeshjes u vendos që të mos i nënshtrohej një operacioni dhe ai kërkoi ndihmë nga tifozët për të zgjedhur një maskë për të mbajtur në pjesën tjetër të garës.

Në stërvitjen e sotme ai është shfaqur me një maskë në ngjyrat e flamurit francez, ndaj mësuam se do ta mbajë në ndeshjet e radhës.

Në fund ai definitivisht nuk ua plotësoi dëshirat fansave dhe zgjodhi një maskë me motive nga seriali i famshëm i animuar “Ninxha Breshkë”.

Paraqitja e Mbappes në duelin ndaj Holandës të premten është ende në pikëpyetje dhe disa informacione nga mediat franceze thonë se nuk përjashtohet mundësia që ylli i trengjyrëshit të mungojë në pjesën e mbetur të fazës së grupeve. /Ballkani.info/