Yjet e futbollit

Mbappe shan Lewandowskin

Yjet e futbollit, Kylian Mbappe dhe Robert Lewandowski nuk takohen shpesh në ndeshjet mes Francës dhe Polonisë. Edhe kur përballen, duelet e tyre janë të rralla pasi të dy luajnë në fazën ofanzive. Por gjërat ishin ndryshe të martën kur këto dy përfaqësuese u përballën kundër njëra-tjetrës në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Kampionatit Evropian.

Ndeshja përfundoi baras, 1:1.

Lewandowski pa dashje goditi Mbappen në fytyrë e dorë gjatë një dueli. Reagimi i Mbappes ishte i ashpër.

Sipas mediave franceze, ai mësohet t’i ketë thënë Lewandwoskit “bir kurve”. Por përqafimi i tij me Lewandowskin pas ndeshjes tregoi se të dy janë profesionistë.

Mbappe shënoi nga penalltia për Francën, kurse Lewandowski po ashtu nga pika e bardhë për Poloninë. Franca kaloi në fazën nokaut, kurse Polonia u eliminua.