Kapiteni i Francës, Kylian Mbappé, ka folur me përulësi pas kualifikimit të “Les Bleus” në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, duke theksuar se kjo skuadër ka potencial të jashtëzakonshëm, por ende nuk ka fituar asgjë.
“Kjo është një skuadër shumë e fortë, ndoshta ajo me potencialin më të madh ku kam luajtur ndonjëherë. Kemi shumë cilësi dhe kjo të bën të ëndërrosh”, deklaroi Mbappé, shkruan “Reuters”, përcjell “Gazeta Express”.
Megjithatë, sulmuesi francez refuzoi ta konsiderojë këtë si Francën më të mirë të historisë.
“Unë kam qenë kampion bote në vitin 2018 dhe nënkampion në vitin 2022. Kjo skuadër ende nuk ka fituar asgjë. Për të qenë më e mira, duhet ta dëshmojmë në fushë dhe të fitojmë trofe”, u shpreh ai.
Mbappé shtoi se në këtë fazë të turneut nuk ka më rëndësi se kush është kundërshtari, pasi çdo ndeshje është jashtëzakonisht e vështirë.
“Nuk ka rëndësi nëse përballemi me Spanjën apo me ndonjë ekip tjetër. Kur arrin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, çdo sfidë është shumë e fortë. Ne duhet të fokusohemi vetëm te vetja dhe të bëjmë gjithçka për të fituar.”
Franca do të përballet me Spanjën në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, me synimin për ta siguruar një vend në finalen e madhe, që do të ishte e treta me radhë.







