Italia

Mattia Zaccagni hero i Italisë, shënon në “frymën e fundit” dhe i kualifikon “Azzurët” në fazën tjetër

Italia ka marrë një barazim të vonshëm ndaj Kroacisë për të avancuar në rrethin tjetër si vend i dytë në grupin B.

Përballja ishte mjaftë dramatike nga minuta e parë, me Kroacinë që ishte më kërkuese por epilogu përfundimtar doli të jetë 1:1.

Kroacia ishte më agresive, duke rrezikuar me Sucic derisa Italia kishte një rast me Bastonin, por të dy lojtarët dështuan të shënonin në portën kundërshtare.

Fillimisht, Kroacia kaloi në epërsi përmes Luka Modric, i cili realizoi vetëm një minutë pasi dështoi nga pika e bardhë, duke u gjendur në vendin e duhur pas një topi të kthyer për ta finalizuar për mrekulli (55’).

Italia pas golit të pësuar shtoi sulmet dhe barazimin e arriti kur askush s’e priste. Në aksionin e fundit, Mattia Zaccagni realizoi një gol mahnitës duke e tundur portën e kroatëve për ta dërguar Italinë në rrethin tjetër (90+8’).

Kësisoj, Italia avancon tutje si vend i dytë me katër pikë, ndërsa Kroacia ka dy pikë në vendin e tretë dhe duhet të presë për kombëtaret e tjera që të sheh nëse mund të kualifikohen si pozitë e tretë.