Sali Berisha

“Masat ndaj Berishës pa akuzë konkrete”, reagojnë avokatët: Nuk ka asnjë procedurë që pengon komunikimin

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha reaguan pas masës së GJKKO-së për të ndryshuar masën e sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie dhe ndalim komunikimi duke theksuar se në asnjë dispozitë në kodin penal material ose procedural të Republikës së Shqipërisë, që përcakton se liria e komunikimit të një personi mund të kufizohet në kushtet e arrestit të shtëpisë.

Avokatët theksojnë se Gjykata nuk e shqyrtoi kërkesën për përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka në konflikt të hapur interesi.

“Dhënia e autorizimit të kërkuar nga Kuvendi u bë në shkelje të procedurës së përcaktuar në Rregulloren Parlamentare. Në kundërshtim me Rregulloren dhe procedurën përkatëse që, parashikon që deputetit të prekur i jepet e drejta e fjalës dhe që raporti i Komisionit Parlamentar për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin lexohet në seancë plenare, në mënyrë që deputetët të informohen për vendimin që do të marrin, asnjë nga kushtet për marrjen e një vendimi të vlefshëm nuk u plotësua”, thuhet në deklaratë.

Më tej ravijëzohet se gjatë seancës së Kuvendit, kryetarja e mazhorancës së Partisë Socialiste, futi mbi 50 policë të Gardës në sallën plenare dhe mori vendimin për miratimin e kërkesës së prokurorisë pa lexuar asnjë nga dy raportet e Komisionit të Mandateve dhe pa i dhënë mundësi Berishës të flasë pa praninë e forcave të Gardës në sallën e Kuvendit.

“Pas vendimit të mazhorancës parlamentare të PS-së, prokurori i posaçëm, Arben Kraja, një nga oficerët e policisë sekrete të Enver Hoxhës, i shkarkuar nga detyra në vitin 1996 në përputhje me Ligjin e Lustracionit, dhe i cili e mban sërish detyrën në kundërshtim me ligjin e prokurorisë speciale që ndalon ish-oficerët e policisë sekrete të punojnë si prokurorë, si dhe prokurorja Enkeleda Millonai, e përfolur për lidhjet e saj me rrjetin kriminal të PS, i kërkuan gjykatës të vendosë ndaj Berishës masën e arrestit shtëpiak, nën mbikqyrje policie, dhe ndalimin e komunikimit me këdo përveç anëtarëve të familjes së tij të ngushtë”.

Sipas tyre, “GJKKO vrapoi të pranonte kërkesat e prokurorëve politikë, në shkelje të Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale (KPP)”.

“Mbrojtja e zotit Berisha kërkuan që gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka, të përjashtohej nga çështja për anshmëri dhe shkelje të rëndë të përsëritur të ligjit. KPP-ja përcakton se pas një kërkese të tillë, procedura duhet të shtyhet deri në marrjen e vendimit mbi të. Në kundërshtim me ligjin, gjyqtarja Gjoka vazhdoi procedurën dhe pranoi kërkesën e prokurorëve pa u gjykuar kërkesa për përjashtimin e saj. Kujtojmë që Irena Gjoka ka qenë gjyqtare e shkarkuar në vitin 1996 nga KLD e drejtuar nga Sali Berisha, atehere president, dhe kërkesat e mëparshme të avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja janë rrëzuar me komandë”, thuhet ndër të tjera.

VIDEO BONUS: “Është Qeveri anti-UÇK” “Ai po i poshtëron”, Jashari e Haradinaj akuza Kurtit në Ditën e Veteranit