Marka më e fortë në futboll, Real Madridi parakalon Manchester Unitedin

Real Madridi është marka më e shtrenjtë në botë, sa i përket futbollit.

Sipas “Brand Finance”, marka e klubit madrilen ka një vlerë prej 1.664 miliardë eurosh dhe lë pas klubin e Manchester Unitedit me 1.472 miliardë euro dhe Barcelonën me 1.393 miliardë euro.

Në 10-shen e parë të renditjes bëjnë pjesë 5 klube angleze, ndërsa nuk klasifikohet asnjë prej italianëve, me Juventusin që renditet në vendin e 11, Interin në vendin e 13 dhe Milanin në të 15-in.

Më poshtë është renditja e markave më të shtrenjta të futbollit në botë:

1. Real Madrid – 1.646 miliardë euro

2. Manchester United – 1.472 miliardë euro

3. Barcelona – 1.393 miliardë euro

4. Bayern Mynih – 1.314 miliardë euro

5. Manchester City – 1.255 miliardë euro

6. Liverpool – 1.191 miliardë euro

7. Chelsea – 968 milionë euro

8. PSG – 914 milionë Euro

9. Arsenal – 885 milionë euro

10. Tottenham – 758 milionë euro