Marash Kumbulla zbarkon në kryeqytetin italian, zyrtarizimi te skuadra e re shumë afër

Mbrojtësi i ri shqiptar, Marash Kumbulla, është afër që ta bëj hapin e madh në karrierën e tij, kalimin nga Hellas Verona te AS Roma.

Falë formës së shkëlqyeshme të shfaqur në sezonin e fundit në Serie A, qendërmbrojtësi shqiptar mori vëmendjen e shumë klubeve të mëdha italiane dhe jo vetëm.

Mirëpo, garën për transferimin e tij e ka fituar AS Roma. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë tashmë ka arritur në aeroportin ‘Fiumicino’ në kryeqytetin italian, raporton Di Marzio.

Marash Kumbulla pas pak pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore në ‘Villa Stuart’ dhe shpejtë pritet të zyrtarizohet transferimi i tij edhe nga klubi i Romës.

20 vjeçari do të nënshkruajë kontratë 5 vjeçare me romakët, teksa do këtë pagë prej 1.5 milionë euro në sezon plus bonuse të rëndësishme.

AS Roma do t’i paguajë Hellas Veronës 30 milionë euro për transferimin e Marash Kumbullës.