Marash Kumbulla duket se po rilind pas faljes së Mourinhos pak ditë më parë.

Në fundjavën e shkuar ishte më i miri në fushë, ndërsa tani feston edhe golin e tij të parë për këtë sezon. Roma e ka mbyllur pjesën e parë kundër Lecces në baraspeshë 1-1.

Verdhekuqtë barazuan në minutën e 40, kur Marash Kumbulla tregohet i saktë me kokë dhe e ndal topin pas shpinës së portierit kundërshtar.

Ky ishte goli i parë që futbollisti 21-vjeçar shënon që nga koha kur Mourinhos ka marrë drejtimin e Romës. 

KUMBULLA #RomaLecce pic.twitter.com/wHGHWUjJpC

— Le Football en VOD LVIII (@le_lviiii) January 20, 2022