Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane është i sigurtë se bashkëlojtari i tij, Naby Keita do të arrijë gjëra të mëdha pavarësisht se nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij në “Anfield Road”.
Mesfushori i Guineasë pësoi një lëndim në kofshë që e mbajti jashtë fushave për 1 muaj, ndërsa Mane që ishte bashkëlojtar me Keitan edhe te klubi austriak, Red Bull Salzburg beson se 23 vjeçari do ta dëshmojë talentin e tij.
“Ai është një lojtar i madh gjithashtu edhe i ri. Ka shumë për të mësuar dhe përmirësuar. Kur erdhi Keita i befasoi të gjithë por jo edhe mua, sepse unë e njoh atë dhe besoj se do të bëjë gjëra të mëdha për ne. Tani ai është rikthyer dhe ne jemi të lumtur që e kemi në mesin tonë”, deklaroi Mane.
Liverpooli e ka shmangur humbjen në 12 ndeshjet e para në Premier League këtë stinor duke e bërë startin më të mirë në histori, por Mane mendon se “The Reds” kanë pasur mundësi të tregoheshin më të suksesshëm.
Liverpooli rifillon kampanjën në Premier League pas pauzës së kombëtareve këtë të shtunë në udhëtim te Watfordi.







