Trajneri i Tottenhamit

Manchester United mendon të paguajë 51 milionë euro për të emëruar trajner Pochettinon

“Djatë e Kuq” të Manchester United kërkojnë me çdo kusht shrbimet Mauricio Pochettinos, të cilin e projektojnë në stolin e tyre për sezonin e ardhshëm.

Një fitore në 5 takime të Premier League ka krisur edhe më shumë marrëdhëniet mes klubit anglez dhe porguezit Jos Mourinho. Me Cityn që ka një diferencë prej 18 pikësh dhe pa një kualifikim në Champions 55-vjeçari duket i destinuar për largimin nga “Old Trafford”.

Operacioni për të ulur në stolin e “Djajve të Kuq” Pochettinon nuk paraqitet dhe aq i lehtë, duke filluar që nga aspekti financiar, pasi për të realizuar transferimin e tij nga Totenham Hotspurs do të duhej të paguanin 40 milionë paundë, përkatësisht 51 milionë euro, ose edhe më shumë. Një skenar kompleks edhe për faktin se kontrata aktuale e Mourinhos skadon në vitin 2020.

Gjithsesi, me rezultatet e munguara kryesisht në kampionat, pozitat e portugezit janë të minuara dhe shkarkimi i tij në fund të sezonit duket i paevitueshëm. Pochettino mbetet objektivi i lakmuar nga drejtuesit e United.
Nga ana tjetër, tekniku argjentinas që sillej në orbitën e Real Madridit, nuk është i kënaqur me merkaton e zhvilluar nga klubi edhe pse ka firmosur prej pak kohësh kontratën prej 8 milionë paundësh deri në vitin 2023, çka nënkupton se ai dëshiron largimin nga Spursat në fund të sezonit.

Një prej klauzolave të përfshira në kontratën milionere të Mourinhos, flet për dy anët e medaljes, pasi, në rast të moskualifkimit në edicionin e radhës të Championsit, drejtuesit e United parashikohet që të kursejnë një shumë të konsiderueshme nga prishja e parakohshme e kontratës.

Sidoqoftë, për të prishur kontratën e Pochettinos me Tottenhamin do t’u duhej të shpenzonin shumë më tepër me një shifër që mund të shkonte deri në 50-55 milionë euro.