Manchester United e nis si pretendent, shkatërron Chelsean në ‘Old Trafford’ (VIDEO)

Në “Old Trafford” u luajt ndeshja kryesore e javës së parë të Premierligës mes Manchester United dhe Chelseat.

Skuadra e drejtuar nga Solskjaer e nis mjaft mirë sezonin e ri, duke marrë një fitore të thellë 4-0 ndaj një kundërshtari rival të Premierligës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Manchesterin, me golin e shënuar në minutën e 18-të nga Rashford me penallti.

Në minutën e 65-të vjen goli i dytë për Manchester United. Nga një kundërsulm i shpejtë i “Djajve” është Martial, i cili i jep shtyrjen e fundit topin drejt rrjetës së “Bluve të Londrës”.

Kaq mjafton dhe miqtë shthuren, teksa Rashford një minutë më pas (66’) realizon dhe golin e tretë për United.

Në të 81’, depërton Pogba, i cili pason te Daniel James që nuk fal, duke shënuar golin e katërt.

Ky ishte dhe goli që vulosi rezultatin përfundimtar të kësaj supersfide, me Manchester United që me ndërhyrjet në merkato, duket se do të jetë pretendent serioz për titull.

loading…