Bailly-Romagnoli

Manchester United dhe Milan mund të shkëmbejnë futbollistët

Milan dhe Manchester United mund të hapin një kanal bashkëpunues në merkaton e janarit.

Kuqezinjtë e Gattusos kanë nevojë për një mbrojtës duke parë emergjencën pas dëmtimit që ka pësuar Caldara. Nga “Djajtë e Kuq” mund të vijë Eric Bailly me një formulë huazimi me të drejtë blerjeje me këtë të fundit që nuk është më në planet e Mourinhos.

Kalimi i mbrojtësit nga Bregu i Fildishtë në “San Siro” do të lehtësonte bisedimet mes klubeve për verën e ardhshme për lojtarë që i pëlqejnë Mourinhos si Romagnoli, Donnaruma apo Kessie.