Manchester City ka rrëmbyer pikët e plota në xhiron e parë në Premierligë, duke e mposhtur 0-5 West Ham Unitedin.
Kampioni e ka nisur më së miri mbrojtjen e titullit në Angli.
Gjithçka nisi siç duhet për kampionët.
Gabriel Jesus hapi serinë e golave, duke shënuar për 0-1 në minutën e 25’.
Raheem Sterling shënoi për 0-2 në pjesën e dytë në minutën e 51’, që ishte më efektive për ekipin e Guardiolës se e para.
Më vonë, në minutën e 75’, Raheem Sterling gjeti sërish rrugën drejt rrjetës, duke shënuar për 0-3.
Kurse për 0-4 shënoi sulmuesi, Kun Aguero nga tentimi i dytë nga penaltia në minutën e 86’, pasi e humbi fillimisht por penaltia u përsërit me ndihmën e VAR për shkak të mos respektimit të rregullave.
Krejt në fund, për të treguar se ky mund të jetë sezoni i tij, Raheem Sterling kompletoi het-trikun, duke shënuar për 0-5 në minutën e 92’.







