Manchester City ka kaluar në rundin tjetër të Kupës së Ligës së Anglisë, pas fitores së lehtë 3:0 kundër Prestonit të martën.

Raheem Sterling, Gabriel Jesus dhe Ledson (autogol) shënuan për triumfin 3:0 të skuadrës së Pep Guardiolës në duelin e 1/16 së finales në Kupën e Ligës në Deepdale.

City tani kalon në rundin e 1/8 së finales.

Kampioni i Anglisë e kreu punën në pjesën e parë, duke e krijuar epërsinë prej tre golave, e cila i dha fund çdo shprese të mundshëm klubit nga Championship – niveli i dytë i futbollit anglez – për të shkaktuar ndonjë tronditje.

Në pjesën e dytë, e cila u kontrollua plotësisht nga City, asnjëra skuadër nuk e pati asnjë goditje në kornizën e portës.

loading…