Manchester City barazon me Sportingun, por kalon në çerekfinale të Champions

Manchester City është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e eliminuar në fazën e 1/8 Sportingun e Lisbonës.

“Qytetarët” barazuan 0-0 në ndeshjen e dytë, por jo kishte pak rëndësi ngase “biletën” e kishin siguruar në ndeshjen e parë kur fituan 0:5.

City ishte dominues në të gjitha aspektet këtë sfidë, ndërsa u paraqit me disa lojtar që nuk kishin shumë minuta në kampionat.

Krahas Cityt, edhe Real Madridi ka kaluar në çerekfinale pasi eliminuan Paris Saint-Germainit.