Man United ‘kualifikohet’ në fazën tjetër të Europa League

Manchester United e ka mposhtur 5-0 skuadrën e LASK dhe ndeshja tjetër ka mbetur vetëm formalitet pasi tashmë janë me një këmbë në fazën tjetër të Europa League.

Manchester United është me një këmbë në fazën tjetër të Europa League.

Në udhëtim te Linzer Athletik-Sport-Klub në Austri, “Djajtë e Kuq” morën fitore të madhe 0-5, dhe ndeshja e kthimit në “Old Trafford” duket se do të jetë vetëm formalitet.

Odion Ighalo, Daniel James, Juan Mata dhe në fund dy gola të shpejtë talenti Mason Greenwood dhe Perreira, kanë shënuar për fitoren e pastër të Man United.

Kjo ndeshje u zhvillua pa tifozë, derisa shumë të tjera janë anuluar për shkak të koronavirusit.