Kupa e Kosovës

Malisheva, Suhareka dhe Vjosa në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Prishtina, Malisheva, Suhareka dhe Vjosa kanë siguruar çerekfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina mposhti Gjilanin në qytetin e Gjilanit, pas vazhdimeve me penallti.

Malisheva fitoi 3:1 ndaj Feronikelit 74, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Dreni Kryeziu, Drilon Hazrollaj dhe Etnik Brruti shënuan golat e fitores për Malishevën.

Suhareka ndërkohë fitoi 3:1 ndaj Prishtinës së Re. Për Suharekën realizuan Mevlan Zeka, Yll Hoxha dhe Adam Dougui.

Vjosa fitoi thellë ndaj 2 Korrikut, 4:1. Drin Ymeri, Ardian Selimi, Enis Stublla dhe Fidan Gashi ishin realizatorët e golave në fitoren e Vjosës.