Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova mësojnë kundërshtaret në Grand Prix të Budapestit

Xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, synojnë të koleksionojnë medalje nga Grand Prixi që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në këtë kompeticion, Gjakova do të garojë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Në raundin e parë të këtij turneu, Nora kaloi pa kundërshtare, kurse tashmë ka mësuar kundërshtaren për raundin e dytë, që do të jetë dueli i parë për të.

Nora Gjakova do të përballet me xhudisten ruse, Diana Dzhigaros, e cila arriti të fitonte duelin e saj të parë.

Dzhigaros arriti të mposhte me IPPON garuesen nga Tunizia, Ghofran Khelifi, për tu përballur tashmë me Norën.

Në anën tjetër, Majlinda Kelmendi, Kelmendi do të përballet me xhudisten nga Meksika, Luz Olvera, e cila arriti të fitonte ndeshjen e saj të parë kundër hungarezes, Katinka Szabo, me ‘Golden Score’.