Rikthehen Alba e Morata

Luis Enrique publikon listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet me Kroacinë dhe Bosnjën

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e vlefshme për Nations League ndaj Kroacisë dhe atë miqësore me Bosnjën.

Në listën e ish trajnerit të Barcelonës bie në sy rikthimi i mbrojtësit të katalanasve, Jordi Alba teksa është ftuar për herë të parë nga Enrique prej se ky i fundit mori drejtimin e kombëtares spanjolle pas përfundimit të Kupës së Botës verën e kaluar.

Një tjetër rikthim është edhe ai i sulmuesit të Chelseat, Alvaro Moratas që kishte mbetur jashtë listës së “Furia Roja” në Kupën e Botës. 26 vjeçari ka filluar të jetë në formë derisa shënoi dy gola fundjavën e kaluar ndaj Crystal Palace.

Në anën tjetër jashtë ka mbetur mbrojtësi i Chelseat, Marcos Alonso kurse sulmuesi i Milanit, Suso është konfirmuar.

Kjo është lista e plotë me futbollistët e ftuar nga Luis Enriques për ndeshjet me Kroacinë dhe Bosnjën.