Lucas Torreria ka pësuar një lëndim të rëndë në përballjen që Arsenali po e zhvillon ndaj Portsmouthit në kuadër të 1/8-së së finales në FA Cup.

Mesfushori uruguaian pësoi një lëndim në kyçin e këmbës, duke mos arritur që të vazhdojë takimin.

Mikel Arteta u detyrua të zëvendësojë Torreiran në minutën e 16-të, duke futur në vendin e tij Dani Ceballos.

Pamjet e para tregojnë se lëndimi i uruguaianit është tejet e i rëndë e që sezoni për të mund të përfundojë para kohe.

Arsenali pritet që nesër të tregojë për gjendjen e tij, pas lëndimit të pësuar, derisa rezultati aktual është 0-0 në pjesën e parë.

Gif: Lucas Torreira stretched off early on in tonight’s FA Cup tie against Portsmouth following a heavy tackle on his ankle. [BT]

We’re all wishing you a speedy recovery, @LTorreira34! #afc pic.twitter.com/NforiAuocc

— afcstuff (@afcstuff) March 2, 2020