Përzgjedhësi i Gjermanisë

Low synon kualifikueset e EURO 2020 teksa rrezikon rënien nga Liga A në Nations League

Pas dy humbjeve nga tre ndeshje në grupin 1 të Ligës A, Gjermania rrezikon rënien nga kjo ligë, me përzgjedhësin Joachim Low që ka filluar të koncentrohet për kualifikueset e EURO 2020.

“Pancerat” kanë pasur një vit të tmerrshëm teksa u eliminuan që në fazën e grupeve të Botërorit për herë të parë në histori.

Gjermania do të bie një kategori më poshtë nëse Holanda e mposht Franën me 16 nëntor, kurse Low ka lënë jashtë skuadrës Ter Stegen dhe Jerome Boateng për shkak të problemeve fizike, ndërsa Toni Kroos është ftuar vetëm për takimin me Holandën në mënyrë që mesfushori i Real Madridit të ketë më shumë kohë t’i rikuperojë energjitë.

“Sigurisht se dëshirojmë të bëjmë gjithçka për të mbetur në Ligën A por tani më nuk është në dorën tonë. Synimi ynë i rradhës janë kualifikueset e EURO 2020. Deri atëherë duam që të kemi një skuadër të fortë në fushë. Me këto ndeshje që janë më të rëndësishme për ne se sa a do të luajmë në Ligën A apo B. Do të ketë ndryshime gjatë kësaj periudhë por ne nuk kemi nevojë të nxitojmë në vendimet që do t’i marrim”, deklaroi Low.

Rikthimi i Marco Reus e ka bërë të lumtur Lowin, i cili shpreson që sulmuesi i Borussia Dortmundit të vazhdojë me formën e mirë edhe te Gjermania, me 29 vjeçarin që ka realizuar 6 gola pas 10 ndeshjeve në Bundesliga.

Kjo është lista e plotë me futbollistët e ftuar nga Joachim Low për ndeshjen miqësore me Rusinë me 15 nëntor dhe atë të vlefshme për Nations League me Holandën katër ditë më vonë.