Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka pasur një mesazh të qartë për Juventusin gjatë ditës së djeshme, duke u treguar se Simone Inzaghi dhe Sergei Milinkoviç-Saviç kanë një kontratë me bardhekaltrit dhe se nuk do të jetë e lehtë të ndërrojnë ambient.

Mesfushori serb ndiqet që nga sezoni i kaluar nga bardhezinjtë, të cilët këtë verë duket se janë të vendosur ta sjellin në Torino, por shpërthimi i tij në javët e fundit ka bërë që Lotito të mos heqë dorë nga shifra prej 120 milionë eurosh që kërkon për të.

“Milinkoviç është i pashitshëm, por nëse do të vijë një ofertë e mirë, atëherë do të ulemi në tavolinë dhe të bisedojmë. Sa i përket Inzaghit, ai ka kontratë me ne dhe për momentin po planifikojmë sezonin e ardhshëm”, tha Lotito.